Me datën 07.11.2024 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në një takim ekipin e artistëve, njëherit komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe kompozuan himnin dhe marshin e Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga profesor Valton Beqiri, profesor Emin Emini, kompozitorin Drinor Zymberi, solistin e këndimit Liridon Sadriu si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.