Zyra pėr Informim dhe Marrėdhėnie me Publikun e PK-sė / KP Press and Public Relation Office / Kancelarija za Informisanje i Odnose sa Javnošcu KP

Aksident fatal

>Gryka e Carralevës, 22 majNë orën 7:15, në magjistralen Prizren-Prishtinë, saktësisht në një kthesë të thyeshme në Grykë të Carralevës, ka ndodhur një aksident automobilistik, i cili për pasojë ka lënë të vdekur në vendngjarje shoferin që drejtonte një automjet të llojit “Pikap”. Sipas hetimeve të para nga hetues të trafikut rajonal të Prizrenit dhe ekspertit të hetimit të aksidenteve, nën mbikëqyrjen e prokurorit të shtetit, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin ndaj automjetit që e drejtonte, me ç’rast kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ndeshet ballë për ballë me një kamion të tonazhit të rëndë që vinte nga krahu i kundërt. Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku i cili ka konstatuar vdekjen. Për shkak të dëmtimit të madh të automjetit, trupin e pajetë e kanë nxjerrë zjarrfikësit me aparaturat e posaçme për raste të tilla. Vlen të theksohet se në kohën kur kishte ndodhur aksidenti ishte duke rënë shi, që me gjasë mund të ketë pasur ndikim në ngasje të sigurt.më shumë

Përfundon në pranga si trafikant me qenie njerëzore

Prishtinë, 21 maj 2013 Pasi i shantazhonte dhe i kërcënonte viktimat që të kryenin marrëdhënie seksuale për përfitime personale i dyshuari M. S përfundon në pranga nga ana e policisë. Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-Prizren, kohë më parë ka pranuar një informacion lidhur me një person për të cilin dyshohej se i njëjti merrej me veprimtari kriminale konkretisht trafikim me qenie njerëzore. më shumë

Arrestimi i të dyshuarve për Grabitje

Ju njoftojmë se Policia e Kosovës,konkretisht Sektori kundër Grabitjeve dhe Vjedhjeve Grabitqare në kuadër të Njësitit të Hetimeve Rajonale DRP Pejë,në vazhdën e realizimit të detyrave policore,me qellim luftimin e të gjitha veprave penale që ndodhin në rajon,kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor me ç’rast kanë identifikuar dhe arrestuar 3(tre)persona të mundshëm të dyshuar për dyshimin e bazuar të kryerjes së veprës penale të Grabitjes më datë 26.04.2013 rreth orës 22:10 në lokalin e lojërave të fatit “Kajot”në Deçan,të cilën vepër e kanë kryer nën kërcënimin e armës automatike AK-47 dhe kanë grabitur të hollat në vlerë prej 3400 euro,telefon celular të tipit “Samsung”.Viktimë e kësaj grabitje ishte shtetasi i Kosovës A.A.(1978).më shumë

Aksident trafiku- fatal

Ju njoftojmë se më datë 21.05.2013 rreth orës 13:30 në vendin Qafa e Osek Hylës komuna Gjakovë është raportuar një aksident trafiku me fatalitet .Në ketë aksident ka pësuar ngasësi i mjetit traktor IMT-560 ,shtetasi i Kosovës më shumë

previous

1-4 Nga 1000

next

Statistikat e përgjithshme: 22.05.2013

Aksidente fatale

1

Aksidente me të lënduar 

17

Aksidente pa të lënduar 

29

Tiketa trafiku të shqiptuara 

838

Arrestime 

23

Në mbajtje 

18

 

Informata

Raporto Krimin Në

info@kosovopolice.com

Personat në Kërkim

Kliko këtu