Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zyrtarët policorë në Vushtrri së bashku me njësitë e zjarrfikësve angazhohen në lokalizimin e zjarreve masive dhe identifikojnë një person të dyshuar

Komunikatë për media
Vushtrri, 21 Korrik 2022
Zyrtarët policorë në Vushtrri së bashku me njësitë e zjarrfikësve angazhohen në lokalizimin e zjarreve masive dhe identifikojnë një person të dyshuar
Gjatë ditës së sotme në zonën e Vushtrrisë janë paraqitur disa raste të zjarreve në lokacione të ndryshme. Zyrtarët policor posa kanë informatën, menjëherë kanë dalë ne terren për tu angazhuar në lokalizimin e zjarreve.
Në një lokacion, zyrtarët policorë kanë identifikuar një zjarr i cili ishte afruar afër shtëpive të banuara ku dhe janë njoftuar zjarrfikësit te cilët kishin qenë te angazhuar ne disa zona tjera dhe deri ne momentin kur zjarrfikësit kanë arritur në lokacionin në fjalë zyrtarët policorë se bashku me disa qytetarë kishin arritur që të lokalizojnë zjarrin që kishte përfshirë dy shtëpi te pabanuara dhe u ishte afruar shtëpive tjera të banuara. Falë intervenimit të shpejtë të policisë, të gjithë banorët e rrezikuar janë evakuuar pa ndonjë lëndim.
Rreth orës 19:30, falë angazhimit të zyrtarëve policorë dhe njësive të zjarrfikësve të
Brigadës së Zjarrfikësve të Vushtrrisë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri, është arritur që të lokalizohen zjarret në gjashtë lokacione ku ishin të përfshira nga zjarri sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh pyje dhe ara (hamullore) dhe gjendja të kthehet në normalitet.
Njësitë policore kanë arritur që të identifikojnë një person të dyshuar për shkaktimin e zjarrit në një nga zonat e përfshira nga zjarri dhe në konsultim me prokurorin, i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit ndërsa është iniciuar rasti: ,,shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Gjithashtu janë iniciuar edhe dy raste tjera për veprën e njëjtë penale kurse hetimet do të vazhdojnë në drejtim të identifikimit të personave të mundshëm te dyshuar.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje