Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zyrtarët policorë i ofrojnë ndihmën e parë qytetares së alivanosur

Vushtrri , 22 tetor 2021
Sot rreth orës 12;00 një njësi policore deri sa po trajtonte një rast aksident trafiku, në rrugën “Avni Klinaku” në Vushtrri, kanë hasë në qytetaren e alivanosur e cila ndodhej në gjendje të rënë, gjendja e se cilës kishte të beje me bllokimin e rrugëve te frymëmarrjes, me ç’ rast zyrtarët policorë në rrethana të tilla kanë reaguar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë përfshirë edhe kthimin e gjuhës dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, veprime këto të cilat kanë rezultuar me kthimin drejt normalizimit të frymëmarrjes dhe gjendjes shëndetësore.
Ndërkohë që në vendngjarje ka arritur ekipi mobil mjekësore të cilët kanë vazhduar me tretman të mëtejmë mjekësor të qytetares.
Në kuadër të detyrave dhe autorizimeve, reagimet e natyrës se tillë në ofrim të ndihmës ndaj qytetarëve janë dhe mbeten mision i përhershëm i Policisë së Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje