Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , që nga e hëna deri sot (28 gusht -3 shtator 2023), në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 96 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 10 urdhëresa për vepra penale dhe 86 për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.