Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, realizuan 33 urdhëresa të gjykatës

Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, gjatë javës (17 -24 prill 2023),në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë shoqëruar në stacione policore 33 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës.
Urdhëresat kanë qenë për veprat:
-fajde -1 urdhëresë
-mashtrim -1 urdhëresë
-dhunë në familje – 2 urdhëresa
-vjedhje, vjedhje të rënda -9 urdhëresa
-vjedhje e shërbimeve -1 urdhëresë
-pjesmarrje në rrahje , sulm- 4 urdhëresa
-armëmbajtje pa leje -3 urdhëresa
-lëndim trupor -6 urdhëresa
-kanosje – 2 urdhëresa
-shkaktim i rrezikut të përgjithshëm – 1 urdhëresë
-asgjesim apo demtim i pasurisë-2 urdhëresa dhe
– posedim i substancave narkotike 1 urdhëresë
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave.
Pesronat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara me urdhëresë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje