Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , që nga e hëna deri sot (02 deri 08 tetor 2023), në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 204 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 44 urdhëresa për vepra penale dhe të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.