Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zyrtarët Policor të Kosovës nga Prizreni dhe Gjakova vijojnë trajnimin për ndërmjetësim

Sot, më 3 qershor 2022 ka përfunduar me sukses trajnimi një javor me temë:“ Hyrje në ndërmjetësim dhe aftësitë e komunikimit“. Pjesëmarrës kanë qenë 21 zyrtarë policorë nga të gjitha njësitë policore të rajonit të Gjakovës dhe Prizrenit.
Qëllimi i trajnimit ka qenë njohja me konceptin e qasjes së ndërmjetësimit në detyrat dhe obligimet ditore të zyrtareve policorë gjatë punës në ndërveprim të afërt me komunitetet lokale dhe qytetaret në përgjithësi.
Trajnimi u realizua nga Divizionit i Trajnimeve në bashkëpunim dhe përkrahjen e organizatës Gjermane CSSP – “Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues”. Ligjërues kanë qenë ekspert ndërkombëtarë dhe instruktor nga Policia e Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje