Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zyrtarë policorë në Mitrovicë Jugu, mbajnë ligjërata në shkolla rreth vetëdijesimit për dhunën në familje

Sektori që trajton dhunën në familje i Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Preventivë (DPBP) në bashkëpunim me OSBE-në, nga data 18 deri 20 maj 2021, e mbështetur dhe përkrahur nga Zyra për Komunitet në kuadër të Stacionit Policor- Mitrovicë Jugu, ka realizuar ligjëratë me temën “Dhuna ne familje dhe dhuna ndaj fëmijëve”. Ligjëratat janë realizuar në fshatin Bajgorë në SH.F.M.U “Mehë Uka” dhe në Trepçë në SH.F.M.U “Trepça”.
Implementimi i këtij projekti është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit -Mitrovicë Jugu, ku fillimisht janë identifikuar shkollat në zonën rurale për implementimin e këtij projekti, e më pas janë realizuar ligjëratat. Në ligjërata janë përfshirë kryesisht nxënësit e klasave të teta dhe nënta.
Përmes këtyre ligjëratave është synuar që nxënësit të marrin informacione të nevojshme dhe të rritet vetëdijesimi i tyre për dhunën në familje. Nxënësve të këtyre shkollave u janë shpërndarë broshura me porosinë “Stop dhunës në familje”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje