Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zjarrvënie

Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni policor në Klinë, me datën 9.2.2014 rreth orës 01:30 është njoftuar se në fshatin Dresnik është duke u djegur një shtëpi një katëshe, dy dhomëshe e pabanuar, e cili është pronë e shtetasit serb të Kosovës Dimitrie Ribaq.Ekipi reagues shumë shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë pas tyre edhe njësia e zjarrfikësve. Rreth orës 02:00 vendit të ngjarjes i është përgjigjur edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika në nivel lokal dhe rajonal. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe zyrtari për parandalimin e zjarreve.Vlen të ceket se pronari për herë të fundit në shtëpi ka qenë para dy muajve sipas një ankuesi nga ky fshat, dhe që nga atëherë gjendet në Serbi.Për momentin nuk dihen shkaqet, motivi si dhe vlera e dëmit.Rasti do të hetohet dhe procedohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale – DRP Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje