Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zbulime të veprave penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe arrestime të të dyshuarve

Gjakovë, 30.7.2014
Njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjakovë me datën 29.7.14 kanë bërë kapjen e një grupi kriminal për disa raste të ‘vjedhjeve të rënda’, ku vlera e gjësendeve të vjedhura arrin shumën mbi 5000 (pesëmijë) euro, raste këto të ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Gjakovës.
Puna intensive e njësiteve hetuese dhe patrulluese pranë stacionit policor në Gjakovë, ka bërë që grupi prej tre personave P. K. 1990 K/shqiptar nga Gjakova, A. N. 1976 K/shqiptar nga Gjakova, si dhe një person tjetër i mitur i lindur me1997 nga Gjakova, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit u është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. Gjithashtu nga të ndaluarit janë gjetur prova materiale dhe gjësende të vjedhura në vlerën e lartcekur, ku përfshihen: veshmbathje, pajisje teknike dhe gjëra tjera.
Rasti është duke vazhduar së hetuari nga Njësia e Hetimeve pranë stacionit policor në Gjakovë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje