Pas një pune intenzive nga ana e Njesisë se hetimeve pran Stacionit policor në Gjakovë me datë 23.04.2014 është arrestuar i dyshuari S. K (1990) nga fshati Firajë KK Gjakovë ,i dyshuar për vepër penale Vrasje në Tentativë me date 20.04.2014 në Gjakovë.Gjithashtu është konfiskuar edhe një armë automatike e tipit AK-47 dhe 8 fishek te kal. 7.62 mm me të cilën armë dyshohet se është kryer vepra penale e vrasjes në tentativë.Me urdhër të prokrurorit të shtetit për krime të rënda Gjakovë ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë. Po ashtu, Njësia e Hetimeve pran Stacionit Policor Gjakovë , në bashkëpunim me njësitet e policisë kufitare Regjioni Perendim në Gjakovë me datë 21.04.2014 ka arrestuar një shtetas të Shqiperisë Ardian J. (1994) nga Kukësi , i cili pas hetimeve intenzive është evidentuar si i dyshuar në 23 raste penale të Vjedhje të rënda dhe Vjedhje të kryera në Gjakovë, të cilat janë konstatuar në prani të avokatit të tij mrojtes.Ndaj të dyshaurit është ngritur kallxim penal dhe rastin do ta procedoi në Prokurorinë e shtetit ,Njësiti i hetimeve pran stacionit policor Gjakovë.