Prishtinë, 15 korrik 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor Jugu, mbrëmë rreth orës 22:00, ka kryer një operacion bastisjeje në përputhje me urdhër kontrollin e nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Kontrolli u krye në një lokal (diskotekë), në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, me ç’ rast policia gjeti dhe sekuestroj;
· Njëmbëdhjetë copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,
· Një Spërkatës (Sprej), si dhe
Në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona të dyshuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për gjashtë raste të ndryshme penale, ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej.