Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zbatimi i projektit: “Festo me zemër, jo me armë”

24.06. 2014, Ferizaj
Edhe këtë fundjavë, Policia Rajonale e Ferizajt ka qenë mjaft aktive në veprimet e saj, në zbatimin e projektit: “Festo me zemër, jo me armë ”, i cili është duke u zbatuar në kuadër të planit operativ: “Sezoni veror 2014” e që ka të bëjë me gjuajtjet dhe të shtënat me armë të cilat po ndodhin nëpër dasma dhe ahengje në rajonin e kësaj komune. Me 22 qershor 2014 dy raste të ndara (në fshatrat Nerodime dhe Gaqkë), policia ka konfiskuar dy armë llojesh dhe kalibrash të ndryshëm me të cilat është shtënë gjatë ahengjeve familjare.Pas intervistimit të personave të dyshuar dhe konfiskimit të armëve, prokuroria ka urdhëruar që palët të lirohen, kurse lëndët të dërgohen në procedurë të rregullt. Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, edhe një herë bën thirrje që mos të ketë gjuajtje dhe të shtëna me armë nëpër dasma dhe ahengje. Jemi dëshmitarë të rasteve anekënd vendit dhe për pasojat fatale të njerëzve të moshave të ndryshme e sidomos të fëmijëve, të cilët po pësojnë vetëm nga pakujdesia apo teket e individëve të papërgjegjshëm. Veprimet policore në kuadër të projektit të lartshënuar, assesi nuk duhen kuptuar si cenim, ndërhyrje apo kufizim në organizimin e ahengjeve familjare. Qëllimi është që këto manifestime duhet të jenë konform ligjit, qetësisë si dhe konform normave juridike të parapara me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës. Synimi i policisë është që ahengjet dhe manifestimet e ndryshme të kenë rrjedhë të mbarë, të qetë e pa të shtëna dhe që festat e qytetarëve të jenë të dinjitetshme. Policia në rajonin e Ferizajt, në vazhdimësi po ndërmerr veprimet e nevojshme për parandalimin e kësaj dukurie aspak të mirë dhe shumë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje