Rahavec, 02 dhjetor
Pas një pune intensive të hetuesve të stacionit policor në Rahavec, tanimë janë zbardhur shtatë raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në Lagjen Serbe. Sipas raporteve hetimore, thuhet se vjedhjet janë kryer nga një grup prej tre të dyshuarve të nacionaliteteve të ndryshme, në vazhdimësi, nga muaji prill gjer më tani. Kryesisht janë thyer dyqane tregtare por edhe shtëpi banimi. Nga aty janë vjedhur gjësende të ndryshme si: artikuj ushqimor; para të imëta duhan; pije të ndryshme por edhe vegla të ndryshme të punës dhe pajisje të amvisërisë. Sipas hetuesve, kryerësit janë të njohur për policinë si recidivist të veprave penale.
Po ashtu janë zbuluar edhe raste tjera të natyrës kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Rahavecit.Vlen të theksohet se Policia e Kosovës është e përkushtuar që të ofroj siguri për të gjithë qytetarët në çfarëdo rrethane dhe vendi anekënd Kosovës.