Prizren, 6 gusht 2019
Në kuadër të aktiviteteve dhe bashkëpunimit me komunitetin me qëllim parandalimin e aktiviteteve kriminale, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi nga niveli qendror, së bashku më organizatën ICITAP dhe Kuvendin Komunal në Prizren, ka implemetuar projektin ‘Vrojtuesit e lagjes’. Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe përfaqësues të FSK-së.
Me ftesën e Komunës së Prizrenit në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lagjeve në Prizren si dhe kryetarë të fshatrave.
Në panel intervistues përveç përfaqësuesve nga ICITAP-i, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale dhe Stacioni Policor në Prizren. Përfaqësuesit e lagjeve e kanë mirëpritur këtë projekt dhe njëherit kanë ofruar bashkëpunim të ngushtë me policinë, mirëpo kanë shprehur edhe kërkesat e tyre sidomos për rastet e vjedhjeve dhe parandalimin e këtyre rasteve.
Përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave në Prizren në këtë takim, pas prezantimit dhe përgjigjeve nga ana a policisë u ndanë të kënaqur më aktivitetin dhe punën e policisë dhe premtuan se edhe në të ardhmen do të jenë bashkëpunues dhe do të paraqesin të gjitha dukuritë negative që e pengojnë shoqërinë dhe banorët në vendet ku ata jetojnë.
Në fund bashkërisht zbuluan pllakën e vendosur në lagjen ‘Ortakoll’ me mbishkrimin ‘Vrojtuesit e Lagjes’.
Me respekt
ZIMP
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren