Prishtinë, 27 shkurt 2019 – Sot rreth orës 11:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës :
– A. J. , mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës,
e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.
INFORMACION SHTESË
Policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe po punon për
lokalizimin e vendndodhjes së tij.
Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të
këtij rasti dhe po ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e
plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë këtu edhe
intervistimin e cilitdo person, që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i
implikuar në rast.
Ndërkohë që është zgjeruar rrethi i hetimit janë kryer tri operacione
të bastisjeve në lokacione të ndryshme ku dyshohet se i dyshuarit mund të
jetë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor.
Të njejtin policia e ka shpallur në kërkim policor dhe po punon për kapjen
e tij.