Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vritet një person në Prishtinë

Prishtinë, 24 nëntor 2017 – Sot rreth  orës 02:30, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:

  

N. S , 33 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, 

R. C,  19 vjeç, femër, shtetase Kosovare , (e lënduar lehte)

 

të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat    (N.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, nga    QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij. 

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë. 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje