Me datë 30.08.2024 , rreth orës 02:05 pas një zënke, një person I shoqëruar edhe nga dy shok , nga parkingu I një lokali nate në Topliçan të Suharekës ka shtënē me armë zjarri nē drjetim të lokalit.
Si pasoj një femër ështē plagos në këmbë nga plumbi dhe 6 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga xhamat etj .
Të dyshuarit janë larguarnga vendi I ngjarjes menjëherë.
Patrulla policore sapo e ka marr informatën ka shkuar në vend ngjarje e më pas atyre iu janë bashkangjit të gjitha njësit përgjegjëse si dhe eprorët e Stacionit dhe eprorët Rajonal të policisë.
Policia ka punuar me përkushtim dhe pa ndal derisa tre të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar.
Dy të dyshuar meshkuj , (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç ) nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokuroit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa I dyshuari I tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës.