09.11.2013 , Ferizaj
Rreth orës 16:00 minuta, në rrugën ,,Afrim Kalanica” në Ferizaj , është raportuar se pas një zënke mes tre personave,dyshohet se i dyshuari F.H. ka shtënë me armë zjarri në drejtim të E.B. 23 vjeç dhe V.U.24 vjeç , ku me kët rast janë qëlluar të dy personat në këmbë . E.B. gjithashtu kishte nxjerrur armën e zjarrit dhe kishte shkrepur tre plumba në drejtim të sulmuesit ,por pa e qëlluar.Personat e lënduar janë dërguar në Shërbimin emergjent në Ferizaj dhe pas pak kohe janë liruar. Janë aktivizuar të gjitha njësitet policore dhe pas shiqimit të vendit të ngjarjes janë i ntervistuar dëshmitarët e rastit .Në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë e kalibrit 7,62 mm , si dhe një gëzhojë e kalibrit 7,65 mm. Është njoftuar Prokuroria Themelore për krime të rënda në Ferizaj , e cila autorizon Sektorin e Hetimeve Rajonale që ti marrin të gjitha veprimet hetimore ,ndërsa ndaj E.B. është marrë masa e ndalimit policor prej 48 orësh ,kurse i dyshuari tjetër është në kërkim nga policia.
INFORMATË SHTESË
Dje me 23.01.2014 rreth orës 15:00 ,lidhur me rastin ,,Vrasje në tentativë” i ndodhur me 09.11.2013 , i dyshuari Flamur H. (23 vjeç) është vetëdorzuar në polici , ku pas intervistimit është konfiskuar edhe arma( AK -47 ,1 karikator pa fishekë dhe 1 bajonetë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra.Ndaj të dyshuarit ,në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.