29.06.2014, fshati Pustenik, Hani i Elezit
Dje rreth orës 12:40, policia në Hanin e Elezit, është njoftuar për një rast ‘vrasje në tentativë’ i ndodhur në fshatin Pustenik të kësaj komune. Hetimet e para kanë konstatuar se i dyshuari: A. K. (42 vjeç), ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimave: M. M. (27 vjeç) dhe H. M. (29 vjeç), duke u shkaktuar plagë në këmbë. Sipas hetimeve, ngjarjes i ka paraprirë një zënkë e ndodhur një ditë më parë në kafenenë e të dyshuarit, në Hani të Elezit. Sipas mjekut kujdestar të spitalit të Ferizajt, gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. I dyshuari është vetëdorëzuar në stacionin e Policisë së Hanit të Elezit duke dorëzuar edhe armën e përdorur në këtë rast.Prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarit, ka urdhëruar masën e ndalimit policor prej 48 orëve.