Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vrasje në tentativë

14.03.2014, fshati Pleshinë ,Ferizaj -Rreth orës 19:30 , policia në Ferizaj është njoftuar për një rast, “Vrasje në tentativë” i ndodhur në fshatin Pleshinë . Sipas viktimave dhe dëshmitarëve ,rasti kishte ndodhur mes anëtarëve të dy familjeve lidhur me një kontest pronësor .Gjatë përleshjes ku kanë marrë pjesë gjashtë persona , janë përdorur mjete të ndryshme të forta ,kurse i dyshuari N.A. (41 vjeç ), kishte shtie me armë zjarri në drejtim të viktimës A.N. 40 vjeç , duke i shkaktuar lëndime në nëngju dhe sipas mjekëve në QKUK Prishtinë , jeta e viktimës është jasht rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhojë e kalibrit 7,65 mm. si dhe është konfiskuar arma me një karikator dhe dy fishekë.Me urdhër të Prokurorit , ndaj të dyshuarit N.A. është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje