Deçan,.29.02.2014 -Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni policor në Deçan ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Isniq të Deçanit, në brendi të kafiterisë “Tropikana” me datën 28.2.2014 rreth orës 20:15.Njësite reaguese policore menjëherë pas marrjes së informacionit janë përgjigjur në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar të dyshimtin shtetasin Avdyl B. (1960) nga fshati Isniq i Deçanit, të cilin menjëherë e kanë arrestuar dhe tek i njëjti kanë gjetur edhe armën (revole) PA-57 cal. 7.65 mm., me të cilën dyshohet se kishte kryer veprën, pesë (5) fishekë të të njëjtit kalibër dhe një (1) gëzhojë, të cilat janë sekuestruar dhe i dyshuari është dërguar menjëherë në stacionin policor të Deçanit.Në të njëjtën kohë policia është informuar se viktima, shtetas i Kosovës, Besim P. (1988) ishte dërguar nga dëshmitarët në ambulancën e qytetit në Deçan për t’ia ofruar ndihmën adekuate mjekësore, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë nga plagët e marra në stomak nga arma e zjarrit ishte dërguar për spitalin rajonal në Pejë dhe më pas me urgjencë nga ky vend për t’i shpëtuar jetën ishte dërguar në QKUK Prishtinë.Menjëherë është informuar edhe prokurori i shtetit, Njësiti i Hetimeve në nivel lokal e rajonal, Njësiti i Krim-teknikës dhe njësitë tjera të nevojshme në këtë rast, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer këqyrjen e këtij vendi.Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit të