Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vrasje në tentativë

Policia e Kosovës,përkatësisht stacioni policor Pejë, me datë 01.02.2014 rreth orës 12:20 është informuar, se në rr.”Jeta e re “ Dardania – II – Pejë ,ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë.Vendit të ngjarjes fillmishtë i është përgjigjur patrulla policore, dhe të njejtit kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.Menjëherë është informuar edhe Prokurori i shtetit, Njësiti i Hetimeve Rajonale,Njësiti krim.teknikës dhe njësitë tjera të nevojshme në ketë rast të cilët kanë dalë në vedin e ngjarjes.Sipas hetimeve në vendngjarje mësohet se në rast janë involvuar 6 (gjashtë)persona të dyshuar.Deri tek rasti sipas hetimeve te para preliminare, kishte ardhë pas një zënke verbale – fizike në mes të dyshuarve dhe njeri nga të dyshuarit kishte shkrepur me armën e tij AK-47 në drejtim të tre dyshuarve tjerë duke ju shkaktuar lëndime trupore në duar dhe këmbë nga predhat e armës .Dy të dyshuarit e plagosur në ketë rast nga arma pas trajtimit mjekësor në spitalin rajonal Pejë , janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor , pasi gjendja e tyre është më e rëndë , por sipas mjekëve jasht rrezikut për jetë. Ndërsa të dyshuarve tjerë ju është afruar ndihma mjekësore në spitalin rajonal Pejë.I dyshuari , që ka përdorur armën e zjarrit është në kërkim policor dhe identiteti i tij është i njohur për Policinë e Kosovës.Rasti do të procedohet nga sektori i Vrasjeve të Njësitit Hetimeve Rajonale – DRP Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje