Skenderaj, 14 tetor2015
Në pasditen e djeshme rreth orës 17:50 Policia në Skenderaj kishte pranuarnjë informatë se në fshatin Kuqicë kishte të shtëna dhe dyshohej për të lënduar.
Njësitë policore së bashku me ekipin emergjent të QKMF-së në Skenderajkishin mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kishin hasur në viktimën S. S. 55vjeçar, i cili nuk kishte shenja jete.
Nga hetimet e para të nisura nga hetuesit policorë bëhet e ditur se sipasojë e të shtënave nga arma e zjarrit të cilën e kishte përdorur i dyshuari,njëherësh vëllai i viktimës, viktima kishte mbetur pa shenja jete.
Policia ishte vënë në kërkim të të dyshuarit, ku disa orë më vonë idyshuari i moshës rreth 66 vjeçar është vetëdorëzuar në Polici ku edhe kasjellë një armë të gjatë AK 47, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Marrë parasysh rrethanat e vendit të ngjarjes, dyshohet se incidentit t’iketë paraprirë një mosmarrëveshje për çështje pronësie rreth një rruge ndërmjettë dyshuarit dhe viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar nëInstitutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.
Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent i është caktuar masa endalimit policor.