Pejë, 10.07.2014
Me datën 10.7.2014 rreth orës 16:10 Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Pejë, është informuar se shtetasit shqiptarë të Kosovës Sh. Th. dhe F. M. me datën 9.7.2014 kanë dalë me qëllim për të prerë dru, por të njëjtit nuk janë kthyer ende dhe lidhur me këtë menjëherë janë angazhuar njësitë policore në kërkim të tyre.Rreth orës 16:15 patrulla policore ka njoftuar se në lokacionin e quajtur të malit “Peklene” Maja e Zezë, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet të jetë trupi i viktimës Sh. Th. ndërsa në pjesën e Peklenës e cila gjendet kah Maja e Zezë në pjesën tjetër është gjetur edhe një trup i dytë i pajetë që dyshohet të jetë viktima F. M.Sipas hetimeve dyshohet se të njëjtit janë të vrarë nga NN personi me armë të zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, stafi komandues i stacionit policor, hetimet e stacionit e Forenzika dhe hetimet dhe Forenzika rajonale. Është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe mjekësia ligjore dhe ekipi i zjarrfikësve.Trupat e pajetë janë tërhequr nga njësiti i mjekësisë ligjore dhe do të dërgohen për obduksion.Lidhur me rastin nuk ka ende persona të arrestuar. Me kohë do të informoheni me informata shtesë.