Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vrasje e rëndë

 Pejë 7.2.2014 -Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni policor në Pejë, me datën 6.2.2014 rreth orës 18:00 është informuar se në stacionin e autobusëve në Pejë ka ndodhur një zënkë në mes të disa të rinjve.Vendit të ngjarjes fillimisht i është përgjigjur menjëherë patrulla policore, mirëpo të njëjtit nuk i ka hasur në atë lokacion, ku gjatë kërkimit ka hasur në dy dëshmitarë në rr. “Tahir Dema”, të cilët kanë njoftuar zyrtarët policorë se viktimën e plagosur në shpinë nga mjeti i mprehtë (thikë) e kishin dërguar në drejtim të spitalit me një automjet disa dëshmitarë, për t’i ofruar ndihmë mjekësore.Menjëherë viktimën shtetasin G. K.(1997), nga fshati Llabjan i Pejës, për shkak të lëndimit të rëndë, mjekët kanë udhëzuar që të dërgohet në QKUK Prishtinë, mirëpo i njëjti nuk ka mundur t’i përballojë plagës së rëndë dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij rreth orës 19:49.Menjëherë është informuar edhe prokurori i shtetit, Njësiti i Hetimeve në nivel lokal e rajonal, Njësiti i krim-teknikës dhe njësitë tjera të nevojshme në këtë rast, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Vendit të ngjarjes i është përgjigjur edhe prokurori i shtetit.Fillimisht policia nuk e ka pasur të njohur identitetin e të dyshuarve, mirëpo shumë shpejtë ka identifikuar dhe ka arrestuar të njëjtit. Të dyshuarit e arrestuar janë shtetasit M. D. (1999) dhe M. D.(1996) nga fshati Nabergjan i Pejës, të cilëve u është bastisur shtëpia dhe u është konfiskuar mjeti (thikë), me të cilën dyshohet se është kryer vepra e ‘vrasjes së rëndë’.Deri tek rasti sipas hetimeve preliminare, kishte ardhur pas një zënke verbale – fizike në mes të dyshuarve dhe viktimës, ku më pas ishte përdorur mjeti i mprehtë – thika nga i dyshuari shtetasi M. D. ( 1999), dhe si pasojë e goditjes me këtë mjet, viktima përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Motiv i këtij rasti dyshohet të jetë një zënkë në mes tyre më herët.Të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit sot me datën 7.2.2014 dërgohen në Gjykatën Themelore në Pejë.Rasti do të procedohet nga sektori i vrasjeve të Njësitit të Hetimeve Rajonale – DRP Pejë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje