Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vrasje aksidentale në Gjakovë

Gjakovë,  20 gusht  2018

Me datën 20. 08. 2018 në ora 00;05 minuta Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit është njoftuar nga Emergjenca e spitalit se kanë pranuar një person të lënduar me armë zjarri.

Menjëherë policia ka shkuar në Emergjencë dhe nga mjeku kujdestar ju ka konfirmuar se personi i plagosur nga arma zjarrit veç kishte vdekur .

Policia me të gjitha njësitë relevante ka marr të gjitha masat me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së këtij rasti dhe përmes hetimeve të para ka kuptuar se rasti ka ndodhur në Gjakovë  në rrugën ,,Ali Ibra” në  familje. Sipas deklaratave të familjarëve derisa në ballkon të shtëpisë bisedonin burrë e grua Xh.Sh, egjiptas/kosovar si dhe R.Sh e moshës 61 vjeçare, egjiptase/kosovare, është dëgjuar një e shtënë me armë.

Familjarët menjëherë kanë dal dhe e kanë vërejtur babain e tyre duke bërë përpjekje të ndihmonte  të plagosurën-nënën e tyre të cilën ata  e kanë transportuar në qendrën emergjente në spitalin e Gjakovës, ku nga plagët e marra pas pak viktima kishte vdekur.

Policia në vend ngjarjes ka gjetur armën me të cilën dyshohet se është plagosur viktima.

Sipas deklaratave të familjarëve respektivisht fëmijëve të tyre bashkëshortët kanë jetuar në harmoni dhe nuk kanë pasur probleme në mes vete dhe dyshimet e tyre janë se rasti ka qenë aksidental dhe se nëna e tyre në atë moment ka qenë duke e pastruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Bashkëshorti i viktimës ishte larguar nga shtëpia dhe më vonë është arrestuar nga policia në lagjen e tij dhe bazuar në deklaratën e tij viktima kishte pasur armën në dorë të cilën ishte duke e pastruar dhe aksidentalisht i ka shkrepur . Ai deklaron se ishte larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për autopsi dhe në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për hetime nga drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje