Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

VRASJE

Gjakovë, 24.06.2014

Policia e Kosovës nga stacioni policor Gjakovë, me datën 24.06.2014 rreth orës 05:45 është informuar se në rr. “Tivari” në Gjakovë, ka ndodhur një rast i vrasjes.
Vendit të ngjarjes fillimisht i është përgjigjur patrulla policore, dhe të njëjtit kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Menjëherë është informuar edhe prokurori i shtetit, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Njësiti i Krim-teknikës dhe njësitë tjera relevante të nevojshme në këtë rast, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Vendit të ngjarjes i është përgjigjur edhe prokurori i shtetit.Sipas hetimeve në vendngjarje mësohet se viktimë e këtij rasti është Përparim K. (1993) nga Peja banues në rr. “Tivarit” me një banesë në katin IV në Gjakovë. Vdekjen e ka konfirmuar edhe mjeku përgjegjës në vendngjarje. Viktima nga NN personi është qëlluar me armë zjarri.Njësitet përkatëse policore janë angazhuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e kryerësit të mundshëm të vrasjes. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është bartur nga Njësiti mjeko-ligjor dhe është dërguar për në obduksion në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti do të procedohet nga sektori i vrasjeve të Njësitit të Hetimeve Rajonale – DRP Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje