23.03.2014, Ferizaj- Hetuesit e Stacionit të Policisë në Ferizaj, kanë arrestuar një person , të dyshuar për kryerjen e vjedhjeve të katër automjeteve të llojeve të ndryshme, në qytet dhe në rrethinë. I dyshuari, G. B. (20 vjeç), ka pranuar se i ka vjedhur veturat në fjalë. Tek i dyshuari, policia ka gjetur edhe një palë targa të regjistrimit të veturës “Golf 2”, veturë kjo e vjedhur më 13.02.2014. Dyshohet se veturat e vjedhura janë shitur për skrap nëpër deponi të hekurishteve. Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë.