Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vjedhje e rëndë, të dyshuarit kapen në flagrancë

12.1.20155 , Ferizaj
Reagimi shumë i shpejtë i zyrtarëve policorë të Ferizajt, ka bërë që dy të dyshuarit për vjedhje të rëndë: (J. Z. 25 vjeç dhe F.H.) , të kapen në flagrancë.Raportohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00, në rrugën “Halil Alidema” në Ferizaj. Të dyshuarit janë futur në një shtëpi, me ç’rast kanë vjedhur një unazë prej ari dhe një foto -aparat.Reagimi i policëve ishte i menjëhershëm. I dyshuari i parë është prangosur në shtëpinë e viktimës, ndërsa i dyshuari tjetër u arrestua në tentim e sipër për të ikur nga vendi i ngjarjes.Të dyshuarit, në tërësi e kanë pranuar veprën për të cilën akuzohen.Njëherazi, policia ka gjetur dhe konfiskuar gjësendet e vjedhura, të cilat do të shërbejnë si prova materiale kundër të dyshuarve.Pas kompletimit të lëndës, me urdhër prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt gjyqësore.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje