Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie – Arrestohen të dyshuarit

16.04.2014, Ferizaj
Njësitet e Stacionit policor të Ferizajt, kanë arrestuar, Fehmi B. (32 vjeç) nga Gjilani dhe Agron D. (35 vjeç) nga Dubrava e Ferizajt, me dyshimin e bazuar se këta persona, në bashkëveprim, kanë kryer disa vjedhje të rënda. Të dyshuarit ngarkohen edhe për vjedhjen e një veture ,,Golf 2” në Lipjan, në muajin mars të këtij viti, të cilën veturë e kishin dërguar në fshatin Zaskok të Ferizajt dhe me qëllim të fshehjes së gjurmëve, veturës i kishin vën zjarrin. Me rastin e kontrollimeve në lokacione të ndryshme të të dyshuarve, hetuesit policor kanë gjetur dhe konfiskuar edhe dy motosharra, të cilat ditë më parë, të dyshuarit i kishin vjedhur në një shtëpi në fshatin Pleshinë. Hetuesit policor, kanë konstatuar se këtij grupi të hajnave i përkasin edhe tre të mitur nga Dubrava e Ferizajt, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Policia ka zbuluar gjithashtu, se i njejti grup i hajnave, ka kryer edhe dy vjedhje tjera të rënda në fshatin Brod të Shtërpcës dhe në Dubravë të Ferizajt. Duke u futur me dhunë në shitoret e këtyre lokaliteteve, ata kanë vjedhur mallra dhe gjësende të ndryshme, një sasi e të cilës është gjetur nga policia. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, dy të dyshuarit janë liruar ndërsa lënda dërgohet në procedurë të rregullt. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje