14.03.2014, Ferizaj- Pas një pune të suksesshme operative, sot rreth orës 15:30 ,Njësitet policore të Stacionit Policor në Ferizaj kan arrestuar K.S. 32 vjeç , i dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë të kryer 12 orë më heret në filialen e ,,Western Union” në rrugën ,,12 Qershori” në Ferizaj.Me kët rast, i dyshuari kishte thyer xhamin e filialit dhe nga aty kishte vjedhur një arkë ku ka pasur një sasi e parave prej 200 Euro.Me rastin e arrestimit, te i dyshuari është gjetur kasaforta e vjedhur , e cila është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh deri në kompletimin e lëndës.