6.2.2014, Ferizaj
Pas një pune të suksesshme operative, sot rreth orës 03:00, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar K. S. 32 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘vjedhjes së rëndë’ të kryer 2 orë më herët në një lokal ushqimor në rrugën “Gjon Sereqi”.Me këtë rast i dyshuari kishte thyer xhamin e lokalit dhe nga aty kishte vjedhur një arkë ku ka pasur një sasi të parave të imta, një vulë dhe disa çelësa.Me rastin e arrestimit, tek i dyshuari janë gjetur gjësendet e vjedhura,të cilat janë konfiskuar.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, kurse lënda dërgohet në procedurë të rregullt.