Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vjedhje e rëndë, arrestohen tre të dyshuar

9.2.2015, Hani i Elezit
Njësitet policore të stacionit policor në Hanin e Elezit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘vjedhjes së rëndë’ në fshatin Seqishtë, të kryer me 4 shkurt 2015.Raportet e para flasin se R. S. 23 vjeçar, B. TH. 29 vjeçar dhe A. L. 36 vjeçar, në bashkëveprim kanë kryer këtë vepër në shtëpinë e viktimës I. K., të cilët edhe kanë pranuar në tërësi veprën. Gjatë kontrollimeve në lokacione të ndryshme të të dyshuarve, hetuesit policorë kanë gjetur dhe kanë konfiskuar gjërat e vjedhura, si:
• një unazë ari
• një aparat digjital
• dy orë dore
• një (1) komplet bizhuterie
Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh.Ndërkaq, në Kaçanik, patrulla policore, pas kontrollimit të një veture të dyshuar, në bagazhin e të njëjtës ka gjetur një armë automatike, “AK 47” me një karikator dhe shtatë fishekë të kalibrit 7.62 mm. Pas konfiskimit të armës së gjetur, në stacionin policor në Kaçanik është sjellë i dyshuari, S. L. (33 vjeç), i cili e ka pranuar se arma është e tij.Lidhur me këtë, Prokuroria e shtetit ka vendosur që rasti të shkojë me procedurë të rregullt gjyqësore dhe i dyshuari të lirohet.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje