16.03.2014, Ferizaj-Hetuesit e Stacionit të Policisë në Ferizaj, kanë arrestuar tre persona, të dyshuar për kryerjen e vjedhjes së rëndë në objektin e shkollës, “Gjon Serreçi” të qytetit. I dyshuari, Arsim I. (23 vjeç), ka pranuar se ka vjedhur pesë kompjutorë në shkollë dhe të njejtit ua ka shitur personave, Mergim Z. dhe Bajram H. në Prishtinë. Policia i ka intervistuar dy të dyshuarit, ndërsa i ka gjetur dhe konfiskuar edhe pesë kompjutorët e vjedhur në shkollën “Gjon Serreçi”. Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, të dyshuarit, Arsim I. i është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë, janë liruar dhe lënda shkon në procedurë të rregullt.