17.11.2014, Ferizaj
Pas një pune të suksesshme operative, hetuesit policorë të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’. Të dyshuarit I. M. dhe A. TH. , sipas hetimeve të deritashme, dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale në fjalë në një shtëpi në fshatin Mirosalë, pronari i së cilës jeton dhe punon përkohësisht në Zvicër. Njësiti i Hetimeve tek të dyshuarit ka gjetur dhe ka konfiskuar një sasi të gjësendeve të vjedhura, si: mjete të ndryshme pune, motosharrë, gërryese të metalit, televizor ‘Samsung’, shpues elektrik, dy prerëse elektrike, makinë për larjen e veturave dhe një fustan nusërie.Pas intervistimit nga njësiti përkatës i hetimeve, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.