Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vjedhje e rëndë-Arrestohen të dyshuarit

Pas një pune të suksesshme operative, njësitet e Stacionit Policor në Ferizaj, në dy raste të ndara, kanë arrestuar katër persona, të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjes së veturave dhe të vjedhjes së rëndë në Ferizaj dhe në rrethinë.Në rastin e parë, si fryt i bashkëpunimit me qytetarë, policia e Ferizajt ka kapur në flagrancë të dyshuarin, Fatbardh S. (23 vjeç), i cili në oborrin e shtëpisë së tij, po e shkatërronte veturën, “Opel Vectra”, të vjedhur në njërën nga rrugët e qytetit. Policia e ka konfiskuar veturën e gjetur, ndërkaq në oborrin e të dyshuarit janë gjetur edhe disa pjesë të veturës, “Golf 2”, të cilat dyshohen se i përkasin veturës, të raportuar të vjedhur ditë më parë. I dyshuari e ka pranuar veprën dhe me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.Në rastin tjetër, vjedhje e rëndë, të ndodhur në Prelez të Jerlive, policia ka arrestuar tre persona. Pasditen e së martes, të dyshuarit, Qëndrim R. (22 vjeç), i mituri L.M. dhe Dardan B. (25 vjeç), duke e hapur me forcë dritaren e shtëpisë së viktimës, I.F. kanë vjedhur një orë dore, ndërsa kanë tentuar ta vjedhin edhe një televizor.Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar dhe rasti procedohet me procedurë të shpejtë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje