Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vjedhje e rëndë-Arrestohen të dyshuarit

13.03.2014 , Kaçanik – Pas një pune të suksesshme operative, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik ka arrestuar pesë persona, të dyshuar për kryerjen e 14 veprave penale të vjedhjeve të rënda,të gjitha këto në rajonin e Kaçanikut, ku si cak kishin shtëpitë e pronarëve të cilët gjenden përkohësisht në botën e jashtme, si dhe pesë raste të vjedhjes së derivataeve nga mjetet transportuese dhe eskavatorëve nëpër punishte të ndryshme. Të dyshuarit: V. Q. (33 vjeç), F.B. (29 vjeç), L.N. (31 vjeç) , F.H.(23 vjeç) dhe L.Q. ( 20 vjeç), gjatë intervistimit kanë pranuar kryerjen e këtyre veprave penale si dhe gjatë bastisjeve në lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuart një sasi të gjësendeve të vjedhura, si: mjete të ndryshme pune, motosharrë, aparate të ndryshme ,kamera, dy prerëse të metalit,shpurëse elektrike, kasetofona, DVD etj. Pas intervistimit, nga Njësiti përkatës i hetimeve, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.Gjithashtu ,gjatë kësaj jave ,zyrtarët policorë të këtij stacioni polior kanë realizuar edhe 26 urdhëresa nga Gjykatat kompetente duke arrestuar personat në kërkim , të cilët 20 prej tyre pas pagesës së dënimeve janë liruar, kurse 6 prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje