5.1.2014, Shtime
Pas një pune të suksesshme operative, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Shtime ka arrestuar katër persona, të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale të ‘vjedhjes së rëndë’. Të dyshuarit: Betim Sh. (23 vjeç), Valmir K. (23 vjeç), Ardit S. (23 vjeç) dhe Arben H. ( 21 vjeç), të dyja rastet e vjedhjeve i kishin kryer në të njëjtën shtëpi në Shtime në muajin dhjetor dhe me 4 janar të këtij viti. Njësiti i Hetimeve, tek të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të gjësendeve të vjedhura, si: mjete të ndryshme pune, motosharrë, aparate të ndryshme dhe një skuter. Pas intervistimit, nga njësiti përkatës i hetimeve, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.