Policia në Shtërpcë, e ka arrestuar dje, Dejan R. (34 vjeç), i dyshuar se ka kryer një rast të vjedhjes së rëndë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë. Sipas raportit, i dyshuari ka hyrë në ambientet e Shtëpisë së Shëndetit dhe nga çanta e punëtorës së këtij institucioni, Slagjana J. (52 vjeçe), i ka vjedhur 100 Euro dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.Patrulla policore, ka rritur ta gjejë të dyshuarin dhe pas kontrollit i ka gjetur paratë e vjedhura. Gjatë intervistimit në polici, I dyshuari e ka pranuar veprën, ndërsa prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh.