Prizren, 25 janar Me datën 19 janar është paraqitur në polici një qytetar i cili kishte deklaruar se vetura e tij e llojit Golf II me ngjyrë të kuqe e cila kishte qenë e parkuar në parkingun tek fusha sportive “Andra” ishte vjedhur dhe në veturë gjendej dokumentacioni i veturës dhe disa vegla pune. Më t’u njohur për rrjedhën e rastit, grupi hetimor ka nisur me hetimin mbi pista të mundshme dhe pas më pak se një jave është identifikuar i dyshuari S. Gashi dhe i një tjetër që ende ndodhet në arrati si bashkëkryerës të vjedhjes së veturës në fjalë. Pas intervistës janë siguruar informacione që kanë bërë të mundur gjetjen edhe të dy veturave tjera po ashtu të vjedhura nga ky grup. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari i parë të ndalët në masën e arrestit policor ndërsa i dyti është në kërkim intensiv.