Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vjedhje e rëndë

Prizren, 30 korrik 2021
Me datën 30 korrik 2021, në orë 01:13 ne Rr. Ismet Jashari Kumanova ne Prizren, policia kishte pranuar një informatë se një person kishte shkuar ne shtëpinë e tij me një Llaptop. Pas pranimit te informatës reagimi ishte i menjëhershëm nga njësitet policore, ku kanë hasur te dyshuarin L L i datëlindjes 2001,i cili kishte fshehur llap topin ne oborrin e tije dhe nuk ka treguar policisë,i dyshuari është sjell në stacionin policor.
Pastaj patrullat policore së bashku me hetuesit e stacionit policor ne Prizren, ekipi i krim teknikës e kanë gjet Llap topin në oborrin e dyshimtit te cilin e kishte fshehur dhe e kanë sekuestrua ne cilësinë e provave materiale.
Pas verifikimit njësitet policore kanë gjetur ankuesin e këtij rasti i cili nuk ka pas njohuri se i është vjedhur Llaptopin, por pasi ka shkuar tek lokali ka vërejtur se është vjedhur Llap topi. Ne lokali Rrobaqepës. në rrugën Ismet Jashari Kumanova ne Prizren, ku dyshohet se i dyshimti ka hyr nëpërmjet dritares se banjës në lokal dhe kishte dal nëpërmjet dritare e vogël mbi derën hyrëse. Për veç Llap topin i cili ka vlerë rreth 350 Euro tjetër send nuk i mungon.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar ku me urdhër e tij i dyshuari ndalohet për 48 ore .I dyshuari është i njohur për organet e rendit si recidivist i këtyre veprave.
Andaj, policia e Kosovës është e përkushtuar që të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe të zbuloj të gjitha rastet e veprave penale duke bashkëpunuar me qytetaret dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje