Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vizite nga fëmijët parashkollor të shkollës “Nazim Hikmet “ të Dobërqanit në stacionin e Policisë Gjilan

Gjilan, 03 maj 2024
Ju informojë se sot në vizite Stacionin Policor në Gjilan nën përcjelljen e edukatoreve dhe prindërve të tyre kane qenë fëmijët parashkollore nga SHFMU “Nazim Hikmet” nga fshati Doberqan.
Ky moment i veçantë ka shërbyer për t’u njohur nxënësit parashkollor me punën e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, duke ju mundësuar atyre të shohin nga afër mjediset e punës dhe realizimin e detyrave të përditshme të zyrtarëve policor.
Po ashtu nga ana e oficerëve të sektorit dhe atyre të njësitit në Komunitet fëmijëve u janë dhënë këshilla për Rregullat në Komunikacion rrugor.
Fëmijët, edukatorët dhe prindërit e tyre kanë shprehur falënderim dhe janë ndarë të kënaqur me pritjen që u është bërë nga ana e policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, gjithmonë do të punoj dhe veproj për një ambient të qetë dhe të prosperuar për të gjithë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje