Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm – Kolonel Hoxha në Konferencën e Shefave të Policisë në SHBA, përmbyllet me një sërë takimesh me personalitete te larta në shtetin e New York-ut

Drejtori i Përgjithshëm Kolonel Gazmend Hoxha i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Hetimeve Kolonel Agron Nezaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, pas takimeve të suksesshme gjatë konferencës ndërkombëtare të shefave të policisë nga vende të ndryshme të botës në San Diego, kanë vizituar edhe Shtetin e New York-ut ku zhvilluan një mori takimesh të rëndësisë së veçantë për Policinë e Kosovës.
Në konsullatën e përgjithshme të Kosovës në New York delegacioni nga Policia e Kosovës u prit nga Ambasadori z. Blerim Reka me bashkëpunëtorë ku u diskutua rreth rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtarë në veçanti fushën e sigurisë.
Drejtori Hoxha po ashtu gjatë qëndrimit në New York realizoi vizitë zyrtare në Departamentin e Policisë së New York-ut (NYPD) ku u prit nga zëvendës Komisarja znj. Rebecca Ulam Weiner NYPD – Departamenti për Inteligjencë dhe Byroja e Kundër terrorizmit. Po ashtu gjatë vizitës në NYPD, Drejtori Hoxha u njoftua për së afërmi me punën dhe funksionimin e Qendrës së Operacioneve të NYPD-së.
Në shenjë nderimi për viktimat e sulmit terroristë të 11. Shtator. 2001 ku humbën jetën 2977 civil, përfaqësuesit nga Policia e Kosovës vizituan Muzeun dhe memorialin në përkujtim të këtyre viktimave.
Pjesë e vizitave të rëndësishme ishte edhe takimi me Prokurorin e Qarkut z. Michael E. McMahon, pjesëmarrësen nga zyra e Senatores Jessica Scarcella Spanton si dhe ndërlidhësen me komunitetin znj. Vanesa Liman.
Drejtori Hoxha po ashtu zhvilloi një darkë pune me veprimtarin Jim Xhema dhe Kryetarin e Federatës Pan Shqiptare – VATRA z.Ilmi Berisha ku i falënderoi për përkushtimin dhe kontributin e tyre në të mirë të Republikës së Kosovës.
Vizita e delegacionit të Policisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara u përmbyll me takime ne Shoqatën e Policëve Amerikano – Shqiptarë (AALEA) si dhe vizitën në qendrën kulturore Shqiptare në Staten Island.
Takimin e Drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Hoxha me AALEA e nderuan shumë pjesëtar/policë shqiptaro – amerikanë të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të SHBA-së për të qenë të pranishëm në takim me delegacionin e PK-së. Njëkohësisht Drejtorit të Përgjithshëm iu dorëzua çeku në vlerë prej 60.000 dollarësh për familjen e heroit të Kosovës Rreshter Afrim Bunjaku.
Gjatë takimeve të zhvilluara gjatë vizitës zyrtare në SHBA u rikonfirmua bashkëpunimi i përhershëm dhe vazhdimi i përkrahjes nga institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Policinë e Kosovës në rrugën e saj për shërbim me integritet ndaj vendit dhe qytetarëve të saj.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje