Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Video e publikuar në media me shkrimin “Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura” është rast i para një viti dhe është trajtuar me kohë nga Policia e Kosovës, përfshirë edhe masat ndëshkuese ndaj zyrtarëve të përfshirë

Prishtinë, 21 korrik 2022
Lidhur me kërkesën e disa mediave referuar videos së publikuar dhe shkrimeve nder to si “Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura” ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë raste të ndodhur në kohën e tanishme, por kemi të bëjmë me një rast të rreth një viti më përpara, dhe lidhur me këtë rast me kohë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme procedurale me kohë, ku zyrtarët policor kanë qenë të suspenduar, kanë marr masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre.
Andaj, kërkojmë që për ofrimin e informacioneve të vërteta për publikun dhe në kohë nga mediat të kontaktohen autoritetet kompetente që kanë informacione të sakta dhe komplete për raste, në mënyrë që opinioni i gjerë dhe qytetarët të mos bien pre e informacioneve që nuk pasqyrojnë të vërteten aktuale.
Siç u potencua edhe më lart ky është një rast më i vjetër dhe lidhur më këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar autoritetet kompetente dhe janë marr masat e nevojshëm ligjore dhe procedurale për trajtimin e tij, përfshirë edhe masat ndëshkuese ndaj personave/zyrtarëve policor të përfshirë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje