Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vetë dorëzohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Vrasje nё tentativë”

Pejë, 11 dhjetor 2023
Më datë 10 dhjetor 2023 rreth orës 01:25, Policia është informuar se në rrugën “Zekë Berdyna” nё fshatin Vitomericë ka të shtëna me armë zjarri.
Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktimat kanë kuptuar se në drejtim të tyre nga persona të pa njohur është shtënë me armë zjarri.
Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi, bazuar në sekuestrimin e dëshmive të dyshuarit e këtij rasti janë vetë dorëzuar.
• K. K. i lindur me 2003.
• GJ. K. i lindur me 2006.
Pas intervistimit të dyshuarave nga ana e hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit të njëjtit janë ndaluar.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje