Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vetaksident me fatalitet


  Suharekë, 24 dhjetor 2018

Sot më 24 dhjetor 2018, në orët e hershme të mëngjesit është raportuar një vetaksident trafiku me fatalitet.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Prizren –Suharekë, në hyrje të Suharekës. Në aksident është përfshirë një veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar Ekipi i emergjencës së Suharekës në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të veturës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve  dhe rrethanave te rrugës.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Me respekt
Zyra për Informim
DRP – Prizren

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje