Shembull i mirë i dy qytetarëve të cilët në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, kanë gjetur portofola me dokumentacion dhe një shumë të parave të cilat i kanë dorëzuar në Polici.
Policia në të dy rastet, pasi ka identifikuar dhe verifikuar personat të cilëve u kanë humbur portofolat me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ua ka dorëzuar personave që u përkisnin, me ç’ rast të njëjtit kanë falënderuar qytetaret që i kishin gjetur portofolat.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme.