Prishtinë, 01 mars 2019 – Mbrëmë rreth orës 23:30, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi I.H mashkull, 20 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin e kujdesit intensiv në QKUK.
Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi me datën 21 shkurt 2019, në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit.